Policia e Tiranës i ka komunikuar Sali Berishës një ditë më parë në banesë vendimin e Apelit të GJKKO për masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”. Mësohet se Berisha sërish nuk ka firmosur marrjen në dijeni për rikthimin e masës nga gjykata.
Një qëndrim i ndryshëm i Berishës nga sa kishte deklaruar në media se do të zbatonte vendimin e Apelit të Gjykatës së Krimeve të Rënda që i riktheu masën e sigurisë, ndonëse e cilësoi si një “vendim pa asnjë bazë ligjore” me qëllime elektorale nga kryeministri Rama dhe një urdhër politik prej tij.
Sipas vendimit të marrë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, Berisha duhet të paraqitet të hënën e 6 janarit në SPAK.