Berisha kërcënon gjyqtaren Irena Gjoka dhe kreun e SPAK: Do ua nxjerr për hundësh

3 Minuta Lexim

Sali Berisha në një konferencë me gazetarët këtë të shtunë, tha se të hënën do të zbatojë masën ‘detyrim paraqitje’, ndërsa thekoi se masa është vënë pasi ai po sulmon SPAK dhe GJKO.

Berisha sulmoi sërish Irena Gjokën, gjyqtaren e GJKKO-së, por dhe kreun e SPAK Altin Dumanin.

Kujtojmë se gjyqtarja Gjoka firmosi masat e para të sigurisë për Berishën, atë të ‘detyrimit me paraqitje’ dhe ‘arrest shtëpie’, konkretisht në tetor dhe dhjetor 2023, të cilat nga Berisha janë ankimuar në Strasburg.

“Kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë se Sali Berisha po sulmon SPAK e gjykatën, Irenën me 5 mbiemra dhe Dumanin me 4 banesa, se po sulmon gjykatën dhe në këtë mënyrë tremben dëshmitarët, në një kohë që 130 dëshmitarët e pyetur kanë dëshmuar se nuk kanë marrë kurrë një gjë të vetme nga Sali Berisha.

Çfarë do të tremben ata që nuk kanë thënë asnjë fjalë për Sali Berishën e dinë kriminelët e Skrap-it të partisë. Zbatuan urdhrin e Edi Ramës se janë tmerruar nga denoncimet e aferave të tyre e vjedhjeve që kanë bërë. Të kesh 3 banesa me rrogë shteti e të banosh në një të katërt, e kuptoni vetë ju. Merret me mend si janë larë paratë me thasë. Kështu që këtë mësova.

Më sqaroi avokati prapa se dje, kur takova gazetarët nuk e kisha të qartë çfarë kishin arsyetuar. Arsyetimi ishte se Berisha po sulmon Irenën me 5 emra e SPAK për trojkën famëzezë të zhytur në krime elektorale.

Do I denoncoj gjithnjë e më shumë. Gjykojnë që masat ti vendosim në mënyrë që të imponojmë censurën. Tipike mendësi e Edi Ramës. Edi Rama ka hall se unë po denoncoj vjedhjet e tij familjare e qeveritare, sidoqoftë cështja është në Strasburg dhe do ia paraqesin”, tha Berisha.

A do të paraqitesh të hënën pranë SPAK?

Berisha: E kam bërë të qartë po do të paraqitem. Gjersa është një proces që buron nga parlamenti. Parlamenti ka dhënë një autorizim për arrestimin tim, pastaj se çfarë bëjnë këta njëri me tjetrin. Bëhen bashkë Irena me 5 mbiemra e Dumani me 4 banesa, e thonë po na i përmend Sali Berisha. Jo do ua përmend por do ua nxjerr për hundësh ato.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull