Blushi thotë se Braimllari u përdor nga SPAK, kundër Ilir Metës

2 Minuta Lexim

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar sërish ashpër lidhur me vendimin e Endrit Braimllarit për t’u shkëputur nga PL dhe për t’u bashkuar me PS-në.

Ai tha se Braimllari hyri në SPAK me teserën e PL-së dhe doli me teserën e PS-së.

Blushi tha gjithashtu se duhet të pyetet kreu i SPAK, Altin Dumani, sesi ja mbushi mendjen Braimllarit për të marrë teserën e Partisë Socialiste.

Sipas Blushit, SPAK ka dhënë prova dhe ka treguar se sot është institucioni që ndan teserat e Partisë Socialiste.

“Hyri në SPAK me PL dhe doli nga SPAK me PS. Pyeteni edhe Altinin, i thoni ‘ore çfarë bëre që i dhe teserën e PS këtij djalit?’ Altini duhet të na e thotë si ja mbushi mendjen. Pra SPAK sot ndan teserat e PS.

Është faji i partisë në këtë rast, apo faji i individit? Në radhë të parë është çështje karakteri.

Mua më vjen keq për të gjithë ata burra e gra që sakrifikojnë përditë, pa bukë, në kushte ekstreme mbijetese.

Ne kemi mijëra anëtarë që mezi shtyjnë muajin me të ardhura minimale dhe prapë mbështesin PL.

Ti kur sheh dikë që i ka marrë kësaj partie gjithçka, deputet, i pari i listës dhe kalon andej, çfarë të them unë tani”, tha Blushi për A2.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull