Cila kulle mes mes te Tiranes do ta marre qirane e Gjykates se Apelit?!

2 Minuta Lexim

Nga Anisa Mucaj-

 

Reporteret e kronikes kane raportuar se fundi se “qeveria” e gjyqesorit ne Shqiperi ka vendosur qe te gjendet nje mjedis me mbi 7000 meter katror ne dispozicion te Gjykates se Apelit. Ky institucion i drejtesise eshte perqendruar ne rang vendi ne kryeqytet, pas reformes administrative per gjyqesorin shqiptar, ku Gjykatat e Apelit rajonale u perqendruan ne kryeqendren e vendit.

Kushtet e vendosura nga “qeveria” e gjyqesorit per mjedisin paracaktojne vendodhjen jo me larg se 3 kilometra larg qendres se metropolit, ku mund te gjendet godina me qira per kete institucion.

Te dhenat zyrtare flasin se Gjykata e Apelit zhvillon rreth 100 seanca gjyqesore ne dite dhe per kete duhen jo me pak se shtate salla ne dite. Hapesira e mjedisit ku mund te zhvilloje aktivitetin ky institucion eshte tejet i konsiderueshem. Nderkohe qe kushti i paracaktuar i vendndodhjes se institucionit me qira, le te nenkuptueshme se mundesia me e madhe eshte te dakordesohet marreveshja dhe kontrata per nje qira ne kullat e perfunduara ne afersi te qendres se Tiranes, te cilat ne shumicen e tyre deri tani jane ende te papopulluara. Statistikat e bashkise se Tiranes flasin per nje numer rekord apartamentesh dhe mjedisesh te ndertuara qe ende jane bosh dhe te pashfrytezueshme.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull