“Do mësoj, do luftoj!”- Çfarë i tha Melania, Trump-it gjatë vallëzimit!

1 Minuta Lexim

Presidenti Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania, morën të gjithë vëmendjen me vallëzimin e tyre në ballon pas ceremonisë së inaugurimit të tij.

Ashtu siç ndodhi edhe në mandatin e parë të Trump, komunikimi i çiftit si dhe gjuha e trupit të tyre ishin nën vëzhgimin e mediave.

Dialogu mes çiftit presidencial teksa vallëzonte, bëri kuriozë jo pak njerëz në SHBA dhe në botë, ku tashmë disa ekspertë për leximin e buzëve, kanë dhënë versionet e tyre.

Duke folur për Mirror, eksperti i leximit të buzëve, Jeremy Freeman, pretendon se ka deshifruar bisedën e tyre.

“Sot është një ditë që nuk do ta harrojmë kurrë,” i pëshpëriti fillimisht Melania në vesh Trump, sipas Freeman.

“Ke të drejtë, do mësoj, do luftoj”, thuhet se i është përgjigjur presidenti republikan, ndërsa gruaja e tij i ka thënë: “Unë jam këtu për ty”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull