Kryeministri Edi Rama prezantoi sot para strukturave të Partisë Socialiste, Erion Braçen, si përgjegjës të PS për njesinë numër 5 në Tiranë.
Pas largimit nga Divjaka, sipas News 24, Braçe do të jetë i deleguar në Njësinë 5, e cila do të jetë zona e tij e re e përgjegjësisë organizative dhe politike.
Prezantimi u bë gjatë një aktiviteti që u zhvillua në ambientet e Art Turbinës.
Ky ndryshim vjen në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku pritet që Braçe të luajë një rol kyç në mobilizimin e strukturave të PS-së në këtë njësi.
Pas takimit të prezantimit të Braçes, kryesocialisti Rama do të zhvillojë një tjetër takim me strukturat e PS-së së Tiranës, duke vijuar përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme.