Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin e sotëm.
I pyetur nga gazetarët mbi arsyen e thirrjes në SPAK, ai u shpreh se: “Kur të dal, nuk e di”.
Më pas, kryebashkiaku i Ersekës iu drejtua godinës së Prokurorisë së Posaçme.
Kujtojmë se në maj të vitit 2023, Isai ishte marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme për një tender rruge, çështje për të cilën ishte kallëzuar asokohe.
Dhe pas daljes nga SPAK, konfirmoi se ishte thirrur pikërisht për këtë kallëzim.
“Mund të them që dhashë disa shpjegim shtesë nga 2023. Nuk e di nëse duhet të them çështjen. Isha deklarues. Dhashë shpjegime shtesë”, deklaroi Isai, pa dhënë më shumë detaje.
“Është një ngjarje e vjetër, nuk ka lidhje me tenderat e bashkisë. Kam qenë i thirrur si person në dijeni për një ngjarje.
Nuk ka lidhje me krimet zgjedhore, a lidhje me një ngjarje konkrete të para shumë kohëve, ku Bashkia nuk ka qenë e përfshirë me tender publik të drejtpërdrejtë, por si institucion që bashkëpunon dhe ka dijeni.
I takon prokurorisë se kë po heton, unë jam pyetur si person që ka dijeni. Hetuesit ishin në humor, pse të mos jenë në humor Ishte hera e parë në Prokurori, ishte këndshëm”, pati deklaruar Isai në maj të vitit 2023, pas daljes nga SPAK.