Ftohet në ceremoninë e Trump, KQZ ndalon ambasadorin shqiptar në SHBA të marrë pjesë. Vendimi kthehet nga Celibashi

1 Minuta Lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka lejuar ambasadorin tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati të marrë pjesë të hënën në ceremoninë inauguruese të presidentit Trump.

Mësohet se Ministria e Jashtme ka raportuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve aktivitetin e ambasadorit, sipas detyrimit që kanë institucionet për të spostuar çdo aktivitet në periudhë parazgjedhore 11 janar-11 maj.

Por KQZ-ja e ka ndaluar aktivitetin për shkak se sistemi i ngritur online përpara zgjedhjeve ka “ngritur flamurin e kuq” për ambasadorin shqiptar.

Sipas detyrimit që kanë institucionet shtetërore, raportimi duhet bërë 5 ditë përpara aktivitetit dhe jo 3 ditë siç ka ndodhur në rastin e ambasadorit.

Por më pas komisioneri Celibashi e ka lejuar pjesëmarrjen e ambasadorit.

“Ndërfaqja e raportimeve të veprimtarive publike e ndalon automatikisht një veprimtari e cila raportohet në më pak se 5 ditë përpara datës së zhvillimit të saj.

Kështu ka ndodhur me rastin e raportimit të disa veprimtarive të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Me vendim të komisionerit, konsideruar rrethanën justifikuese të mos respektimit të afatit 5 ditor, veprimtaria është lejuar”, thuhet në njoftimin e KQZ.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull