Grenell për Kosovën: Deri dje komplimentonin Biden, pse nuk u ankuan para inagurimit të Trump

2 Minuta Lexim

Emisari special i SHBA-së për Misione të Posaçme, Richard Grenell ka folur për herë të parë për Kosovën pas inaugurimit të Donald Trump si president i ri në Shtëpinë e Bardhë.

Ai një postim në X ka folur mbi një koment të kryeparlamentarit Glauk Konjufca për mediat për tashmë ish-administratën Joe Biden dhe Barack Obama.

“Ata shpenzuan katër vjet duke komplimentuar Joe Biden dhe duke marrë pjesë në konventa dhe festa të tyre. Pse nuk u ankuan më parë?”, ka shkruar Grenell.

Konjufca ka thënë se për shkak të presidentëve të mëparshëm, Obama dhe Biden, Kosova ka kaluar një situatë të disfavorshme ndaj Serbisë.

“Administrata e presidentit Biden, ma merr mendja, që kjo rrjedh prej administratës së presidentit Obama, këto në relacion me Kosovën, këta dy presidentë të shumë respektuar të Amerikës, prej vitit 2011, e kanë pasur një qasje ndaj Kosovës, e cila me thënë të drejtën, Kosovën e ka vendosur në situatë të disfavorshme ndaj Serbisë, këtë jemi dëshmitarë të gjithë.

Pikërisht, administrata e presidentit Obama dhe Biden, dhe neve gjatë kësaj kohe, na kanë ndodhur disa çështje që i ka shty Serbia, që shumë e kanë dëmtuar reputacionin e Kosovës”, ka thënë kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Grenell për Kosovën: Deri dje komplimentonin Biden, pse nuk u ankuan

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull