Jep doreheqjen prefekti i Lezhes Gjergj Prendi

1 Minuta Lexim
Jep doreheqjen prefekti i Qarkut Lezhe Gjergj Prendi, perplasjet me kreun e bashkise duket se jane bere shkak per kete vendimarrje
Pas rreth dy vitesh ne kete detyre, Prefekti i Qarkut Lezhe Gjergj Prendi ka dhene doreheqjen nga posti qe mbante. Sipas burimeve ai e ka paraqitur doreheqjen nje dite me pare prane Keshillit te Ministrave. Shkaku i ketij vendimi nga ana e prefektit, duket se jane bere perplasjet me kreun e Bashkise Lezhe Pjerin Ndreu, pas kthimit te nje vendimi te miratuar nga Keshillit Bashkiak ne fund te vitit qe lam pas, ne lidhje me amnistine fiskale per tarifat vendore. Gjergj Prendi e mbante postin e prefektit te Qarkut Lezhe prej muajit prill te vitit 2022. Ish-ushtaraku Prendi ka qenë edhe më parë Prefekt i Qarkut Lezhe për rreth 2 vite.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull