Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros. Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Berishën

1 Minuta Lexim

Sot, Sali Berisha pozicionohet si kundërshtar i betuar i Xhorxh Soros, duke pretenduar se influenca e tij është shkaku kryesor i dështimeve të opozitës shqiptare.

Por historia, si gjithmonë, ka mënyrat e saj për të ironizuar.

Disa vite më parë, Berisha jo vetëm që nuk e shihte filantropin amerikan si armik, por madje drekonte me të, ndërsa vetë Soros shprehej i lumtur që njerëz të mbështetur në edukimin e tyre nga fondacioni i tij, ishin të asociuar edhe me Berishën

“Ne hëngrëm drekë bashkë dhe nuk iu kthyem çështjeve të së shkuarës. Mendoj se pamë të dy drejt së ardhmes. Unë jam shumë i lumtur se njeëz që janë mbështetur nga fondacioni në edukimin e tyre profesional, janë të asociouar si me Berishën, ashtu edhe me Edi Ramën.”

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull