Lëvizje brenda PS: Erion Braçe ikën nga Fieri, i ofrohet njësia nr.5 në Tiranë

1 Minuta Lexim

Deputeti socialist Erjon Brace nuk do të jetë më pjesë e ekipit elektoral për qarkun e Fierit. Sipas burimeve të “Report TV” kohët e fundit marrëdhëniet mes tij dhe drejtuesve partiakë në atë zonë nuk kanë qenë të qeta.

Këto rrethana kanë bërë që kryetari i partisë, Edi Rama, ta largojë Braçen nga Divjaka. Sipas raportimeve, Braçes i është ofruar të japë kontribut në qarkun e Tiranës.

Besohet se atij do t’i lihet në përgjegjësi njësia nr. 5 në kryeqytet, por kjo ende nuk është zyrtarizuar.

Pas ardhjes së Pandeli Majkos, nga Kukësi në Tiranë, kjo është një tjetër lëvizje e kryeministrit drejt qarkut më të rëndësishëm të vendit, Tiranë e cila në zgjedhjet e 2025 do të ketë 37 mandate.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull