Shqipëria, Italia dhe Emiratët e Bashkuara Arabe pritet të nënshkruajnë sot një marrëveshje për shtrirjen e kabujve nënujorë mes Shqipërisë dhe Italisë, për energjinë elektrike.
Në fjalën e saj në eventin e mbajtur në Abu Dhabi, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi se Italia është e lidhur në mënyrë tradicionale me Ballkanin Perëndimor dhe këtë e tregon edhe miqësia e saj me homologun shqiptar, Edi Rama.
“E konsideroj të dobishëm këtë samit dhe tejet të vlefshëm mbi zgjidhjet më të mira që mund të vëmë në shërbim të një sfide kaq historike. Italia është e lidhur në mënyrë tradicionale me Ballkanin Perëndimor, sikurse e tregon dhe miqësia ime me Ramën.
Jam jashtë mase e gëzuar sikurse e shpalli dhe Edi që të nënshkruaj partneritetin strategjik për të nisur projektin ambicion mes dy brigjeve të Adriatikun. Dy miq të mirë të Italisë do marrin pjesë për të zbatuar një ndërlidhje të re energjike, dhe për ta eksportuar në Itali përmes një kabulli nënujor.
Besoj fort te ky projekt dhe jam krenare për këtë nismë sepse tregon në mënyrë të prekshme forma të reja bashkëpunimi që mund të ndërtohen mes partnerëve të largët gjeografikisht por e shohin fushën e shahut në tërësi, dhe jo një pjesë të saj, Kjo nismë është hap konkret drejt një lidhjeje globale.
E dimë që jetojmë në një tokë komplekse, shënjuar nga transformime të forta. Tani, ose mund të vuajmë nga këto transformime apo mund t’i interpretojmë ato si mundësi. Mendoj se duhet të zgjedhim të dytën dhe ta ndjekim me kurajo, ndërkohë që ekonomitë vazhdojnë të ecin. I vetmi karburant për të ecur para janë njohuritë tona”, tha Rama.