Masakra në SHBA dhe Mal të Zi, ministri Igli Hasani: Zemërthyer për tragjeditë! Ngushëllime për miqtë tanë malazezë dhe amerikanë

1 Minuta Lexim

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka reaguar pas dy tragjedive me humbje jetësh, të ndodhura në Mal të Zi në Cetinje dhe në New Orleans të SHBA-së.

Ministri Igli Hasani: Zemërthyer për tragjeditë me humbje jetësh në Mal të Zi afër Cetinjes dhe në SHBA, në New Orleans.

Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për miqtë malazezë dhe amerikanë dhe për familjet e të gjitha viktimave.

Shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve dhe shprehim solidaritetin tonë me komunitetet e prekura nga këto akte të pakuptimta dhune, duke shpresuar për qëndrueshmëri dhe unitet përballë një dhimbjeje të tillë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull