Napoli preznaton talentin shqiptar të Italisë, përfiton edhe Juventusi

1 Minuta Lexim

Napoli ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin me mesfushorin-sulmues 21-vjeçar, Luis Hasa, me një transferim të përhershëm nga Leçe. Juventusi do të marrë gjithashtu një bonus shtesë si pjesë e marrëveshjes, duke qenë se djaloshi shqiptar ka dalë nga moshat e “Zonjës”.

Siç është zakon me transferimet e Napolit, presidenti i klubit Aurelio De Laurentiss ishte i pari që dha lajmin zyrtar në rrjetet sociale, me një postim ku thjesht shkruhej: ‘Mirë se erdhe Luis!’.

Besohet se Napoli ka paguar te Leçe 500 mijë euro për të marrë talentin që bën pjesë te Italia U-21. Juventusi kishte një klauzolë shitjeje prej 30%, kështu që bardhezinjtë kanë marrë gjithashtu një tarifë prej 150 mijë eurosh, sipas raporteve të fundit.

Hasa bëhet kështu nënshkrimi i dytë i Napolit në këtë afat kalimtar, pas marrëveshjes me Simone Scuffet, portieri i cili do mbërrijë në huazim nga Cagliari.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull