NJË DITË E VECANTË me Mjeshtrin e Madh HYSNI ZELA

4 Minuta Lexim
Nga Polo Çipa
Me vëllain e ikonës së muzikës shqiptare VACE ZELA (Nderi i kombit)
Isha shtrirë në dhomën time të gjumit dhe po lexoja Ezopin në gjuhën shqipe, të cilin e ka përkthyer Iliaz Bobaj. Papritur, një zile në mesexher më shkëputi nga leximi dhe hapa telefonin.
Urdhëro!,- i  thashë. _Kush jeni?
Ai mu përgjigj duke kënduar një këngë piluriote: “O në të marca moj manushaqe!”, ,që unë me Erimioni Mërkurin e kemi kënduar me Grupin e Pilurit, para 50 vjetësh dhe vazhdonte ta këndonte me pasion e me mjaft dashuri. Unë këmbëngulja:-Ju lutem, kush jeni?
Dhe kënga e tij vazhdonte… Unë e dëgjoja dhe mundohesha që te saktësoja se kush ishte.
Në fakt, zëri ishte i njohur, por prape s’po i bija në të… Kur, duke qeshur, m’u përgjigj:
-Unë, zoti Polo Cipa jam Hysni Niko Zela !
Vërtet nuk u besoja veshëve se ishte e saktë apo jo dhe që të bindesha i thashë:
-Të lutem, hap kamerën se s’më besohet!
Menjëherë hapi kamerën dhe para ekranit të telefonit u shfaq si një diell i plote, i magjishmi Hysni Zela !
Dhe vazhduam bisedën duke thirrur kujtesën e cila po na radhiste kujtimet “si fishekët në gjerdan”, të një luftëtari!
Mbasi u përshëndetëm dhe pyetëm për shëndetin familjar menjëherë u futëm në lëmin e këngës, ku seicili prej nesh, ka kujtimet e veta.
Po më habit mbesa jote tha, aq e vogël dhe i këndon me shumë pasion këngët piluriote, deri në detaje. Se po të ndjek ne facebook-un tënd, i cili më kënaq jashtë mase.
Folëm gjatë, në përgjithësi për këngën polifonike labe, të cilën atij i pëlqen ta theksoje, labe se me thosh është më afër shqipes.
Më foli shumë për Lefterin dhe artin e tij madhështor, për Erimionin, Vasillon, Katinën etj,. Por më habiti kur më tha:
-Polo vëllai, ime motër Vace Zela më thosh shpesh herë, para se të jepja koncert: “Rezultatin e këngës mos e vlerëso nga duartrokitjet por si e nxore ty nga shpirti!”
Dhe më tej vazhdoi biseda gjatë, për këngën himariote, për të cilën kish shumë debulesë… Më foli për bilbil Dhimitër Varfin, për grupin e vjetër të Neco Mukos e Abdrea Balës… Por ishte shumë i dashuruar pas lirikave të Neco Mukos dhe këngën “Vajzë e Valeve” e quante “Mbretëresha e këngës” polifonike shqiptare .
Vinte nga vinte biseda dhe gjithnjë kthehej tek figura e Lefter Cipës, të cilin e krahasonte si një shqiponjë gjithnjë në fluturim.
E më pas biseda u përqëndrua tek këngët gjirokastrite dhe këngëtarët e tij si Xhevat Avdalli, Roland Cenko, Arjan Shehu etj., etj.
Por tek logatjet e Roland Cenkos mbasi mori frymë thellë më tha: “Polo, këto do të ngelen kala më vete, si vetë kalaja e Gjirokastrës!”
Më përshëndeti shumë për aktivitetin që bëjmë në Patra të Greqisë, për ruajtjen dhe përhapjen e folklorit shqiptar. U gëzua jashtë mase që këtu në Patra është hapur shkollë shqipe ku vargjet e bukura për Vace Zelën janë shkruar nga drejtori i kësaj shkolle poeti Iliaz Bobaj, ku janë derdhur në bronx dhe janë vendosur në një pllakë me përmasa 80×60 ne kinoteatrin e Lushnjës.
Do të na duhej shumë kohë për të vazhduar kujtimet e artit dhe e lamë në një kohë të përshtatshme,… Do të jetë i ftuar në një aktivitet këtu në Patra .
Një kujtim i bukur me një Mjeshtër të Madh.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull