Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në një pallat te ‘Komuna e Parisit’, në Tiranë.
Shkak i zjarrit dyshohet një shkëndijë elektrike në paketën elektrike në një zyrë. Sipas informacioneve paraprake nuk ka persona të lënduar dhe banorët janë evakuuar.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse.