Nga Anisa Mucaj-
Naten e 31 dhjetorit 2024 kryeqyteti yne Tirana, ne oren 24.00 kishte rezervuar nje spektakel te shumengjyrshem dritash dhe fishekzjarresh, por edhe tubimi masiv te qytetareve ne Sheshin Skenderbej. Ne ate moment tradicional festiv, ne mes te qytetareve u shfaq kryetari i bashkise Erion Veliaj, duke iu drejtuar banoreve: “ Tirana shkëlqeu si asnjëherë më parë! Një natë e mbushur me fishekzjarrë, muzikë fantastike dhe energji të paparë! Mirë se vjen 2025!”
Kryetari i PD-se Sali Berisha dhe mediat prane tij tri dite me pare kishin deklaruar se Veliaj do te rikthehej ne 18 janar. Madje zoti Berisha kishte pare edhe bileten e kthimit te avionit te zotit Veliaj. Per kete shkak ai u kishte bere thirrje autoriteteve amerikane te merrnin masat per ekstradimin e tij ne Shqiperi ku e kerkon SPAK.
Mirepo vizita e zotit Veliaj zgjati aq sa e pati paralajmeruar ai, pas dy ditesh u rikthye ne Shqiperi. Ne shumicen e mediave u publikua vetem versioni i zotit Berisha. Pak prej tyre bene saktesimin.Eshte nje rast flagrant kur akuzuesi del mashtrues publik.