Sherri në Sarandë /Arrestohen 4 policë dhe 4 shtetas, 2 në gjendje të lirë dhe 2 shtetas shpallen në kërkim

4 Minuta Lexim

Një sherr i dhunshëm u regjistrua në orët e para të ditës së sotme në fshatin Gjashtë të Sarandës ku të përfshirë ishin 12 persona, përfshirë këtu efektivë policie. Në lidhje me këtë ngjarje AMP arrestoi 4 punonjës policie dhe 4 shtetas,  2 shtetas u referuan në gjendje të lirë dhe 2 shtetas u shpallën në kërkim. Po kështu janë identifikuar shtetasit Enea Nexhipi dhe Albion Nexhipi, të cilët janë dëmtuar me sende të forta dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu kanë qënë të pranishëm edhe shtetasit Indi Nexhipi dhe Orgito Brehama. Këta shtetas janë konfliktuar me punonjësit e policisë Inklid Sulejmani, Alvaro Sulejmani, Mihal Sulejmani dhe Ergis Sulejmani, si dhe shtetasit Shemso Sulejmani, Beqir Çocka, Kristian Xhaferi, Igli Duka, Delars Duka dhe Kejvi Sulejmani. Alvaro, Mihal, Ergis dhe Inklid Sulejmani të arrestuar.

Njoftimi
Më datë 02.01.2025, rreth orës 01:30, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ka bërë të mundur parandalimin e një ngjarje të rëndë, pasi në fshatin Gjashtë të Sarandës, përballe një biznesi restorant, janë konfliktuar me sende të forta disa shtetas, ku nga verifikimet dhe veprimet e kryera, jane identifikuar shtetasit E. N. dhe A. N., të cilët janë dëmtuar me sende të forta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Punonjësi i policisë A.S gjatë konfliktit ka përdorur dhe ka qëlluar me armën e shërbimit.
Gjithashtu, të përfshirë kanë qënë edhe shtetasit I. N. dhe O. B., të cilët janë konfliktuar me punonjësit e policisë I. S., A. S., M. S. dhe E. S., si dhe shtetasit Sh. S., B. Ç., K. Xh., I. D., D. D. dhe K. S.
Nga veprimet hetimore të kryera nga AMP (këqyrja në vendin e ngjarjes, këqyrja e kamerave  dhe deklarimet e marra) ka arrestuar në flagrancë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Punonjësit e policisë:
1. A.S., me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Himarë (I dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”)
2. I.S., me detyrë agjent në seksionin e hetimit në Komisariatin e Policisë Sarandë
3. M.S., student në Akademinë e Sigurisë
4. E.S., me detyrë inspektor në Komisariatin e Policisë Sarandë
Shtetasit:
1. K. S.
2. Sh. S.
3. D. D.
4. K. S.
U ndoqën në gjendje të lirë për veprat penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, shtetasit E. N. dhe A. N.
Janë shpallur në kërkim për veprat penale “Shkatërrim i pronës”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasit I. D. dhe B. Ç.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 3 pistoleta, 4 automjete dhe 7 aparatë celularë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull