“Shumica e politikanëve kanë ulur kokat përpara parave të pista”, Shehi: SPAK po bën diçka në një vend që s’po bën asgjë kundër krimit dhe korrupsionit

1 Minuta Lexim

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka besim se SPAK është duke punuar, por sipas tij ky institucion i drejtësisë duhet të merret me politikanë, ministra dhe deputetë.

Sipas Shehit, SPAK po bën diçka në një vend që nuk po bën asgjë kundër krimit dhe korrupsionit. Shehi shtoi se shumica e politikanëve kanë ulur kokat përpara  parave të piste.

“SPAK po bën diçka në një vend që nuk bën asgjë, kundër vjedhjes dhe kundër krimit, kundër hajdutllikut, kur janë rrafshuar të gjithë, biznesmenët dhe shumica e politikës.

Kanë ulur kokën para parave të pista, para interesave, përpara fitimeve të mëdhaja”, tha Shehi në emisionin “Open” në News24.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull