Nga Sebastian Zonja-
Ndërtesë e re për Bibliotekën Kombëtare/ Pilo Mishi flet hapur: Zgjidh përfundimisht problemet
Gjithnjë kam menduar se brezi i politikanëve që na qeveris ka një lloj përuljeje fshatareske përballë hegjemonisë kulturore amerikane sepse janë rritur gjatë miqësisë që ne kishim me Kinën, gjatë Revolucionit të madh kinez që i lau e shplau dhe i la pa asnjë lloj identiteti politik e kulturor. Ja, për shembull, nëse Berisha është tip bolshevik që rri me dosje në dorë dhe programatik, rasti i Edi Ramës është revolucionari kinez lejfenist që i bën të gjitha – nga arti te mekaniku – por asgjë s’e bën saktë.
Tragjedia e qeverisjes së tij është rrënimi estetik i vendit. Transformimi i qyteteve nën imazhin që kërkon një person, në këtë rast vetë kryeministri Edi Rama, është diktatura e estetikës që kërkon të na imponojë. Rama është estet, artist, poet, klerik, politikan, sportist… S’ka fshat, pallat apo ndërtesë të lartë që ai të mos fusë duart, njëjtë siç bënte çdo lider komunist kur ndërtoheshin qytetet. Sepse politikanët në vendet ish-komuniste, në përgjithësi, kanë një shpurë që i mbush mendjen se udhëheqësi është personi më gjenial në botë dhe artisti më i mirë në histori.
Ndëkrohë që Shqipëria shpërfytyrohet pa shije fare nga kryeministri dhe shpura e tij, po ju sjellim disa raste se si vetë kritikët e artit dhe arkitekturës në Amerikë kanë dalë kundër prishjes së ndërtesave historike në emër të zhvillimit pa bosht dhe kuturu. Rasti i protestave të urbanistes Xhein Xhekobs (Jane Jackobs) dhe kolegëve të saj vlen të merret parasysh kur flasim për rezistencën që duhet të bëjmë ndaj shkatërrimit të trashëgimisë sonë.
Shekullin e kaluar, SHBA-të ndërtuan disa nga arkitekturat më të mëdha dhe hijshme në botë, për t’i shkatërruar më pas.
1. Biblioteka e Sinsinatit u shndërrua në garazh makinash
Biblioteka më e bukur e Amerikës (ndërtuar në vitin 1874) u shkatërrua në vitet ’50 për të ndërtuar një garazh makinash.
2. “Garrick Theatre”, Çikago – Shembet një nga teatrot më të bukur të shetit për hapësirë parkimi.
3. “Teatri Fisher”, Detroit
Dizajni mahnitës “Mayan Revival” u shkatërrua në vitet ’60 dhe u modernizua për t’iu shpifur gjithë qytetarëve.
4. Biblioteka e Vjetër e Detroitit
Sipërmarrësit thanë se do ndërtojnë një bibliotekë më të bukur. Dhanë disa bakshishe lart e poshtë dhe rrafshuan një ndër punimet më të bukura arkitektonike me hekur në gjithë Amerikën.
5. Ndërtesa Federale e Çikagos
U shkatërrua në vitet ‘60 për të krijuar hapësirë për departamentet qeveritare. Nga një ndërtesë klasike u shndërrua në masiv tulla llaçi.
6. “Old Waldorf-Astoria Hotel”, NYC
U shkatërrua hoteli më i madh dhe më luksoz në botë, kryevepër gjermane e Rilindjes.
8. Old Penn Station, NYC
Nju Jorku ndërtoi një nga veprat më të mëdha të infrastrukturës së transportit që bota kishte parë ndonjëherë. 50 vjet më vonë u shkatërrua për “Madison Square Garden”.
9. Terminali i Birminghamit
Një stacion i madh treni u shkatërrua për të ndërtuar një autostradë. Ishte një nga mrekullitë e artit bizantin.
10. “Old Met Opera House”, NYC
Shkatërrohet një sallë madhështore opere për të bërë një supermarket masiv.
11. “Erie County Savings Bank”, Buffalo
Dikur krenaria e Bufalos, dizajni romanik u hodh në tokë për një kullë moderniste.
*Simulakra është një koncept i sjellë nga filozofi francez Zhon Bodriar (Jean Baudrillard) që do të thotë, me pak fjalë, kopja e kopjes – pa pikë origjinaliteti.