SPAK shpall pretencën për Sonila Qaton, ja sa vite burg kërkon për ish-drejtoreshën e ARRSH-së

1 Minuta Lexim

Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën këtë të martë dhe ka kërkuar dënimin e ish-drejtoreshës së autoritetit rrugor shqiptar, Sonila Qatos me 1 vit burgim dhe dënimin plotësues që për  5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

SPAK ka kërkuar dënimin edhe për 8 ish-zyrtare te tjerë të ARRSH.

Të cilët po ashtu dyshohen për shkelje të barazisë në tenderë dhe falsifikim dokumentesh.

Sipas prokurorisë, Qato në bashkëpunim me ish vartësit e saj  dyshohen se kane abuzuar me  tenderin për ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull