Në fotografinë bashkeshoqeruese te ketij teksti, paraqiten 9 studentet shqiptare gjate kohes se mbajtjes se Konferences se Paqes ne vitin 1919 ne Paris, ndersa diskutohej fti i metejshem i shtetit rishtar shqiptar. Fuqite e medha diskutonin ndarjen e metejshme te territoreve shqiptare dhe per shkak te interesave te shteteve me te medha rajonale. Grupi i studenteve shqiptare ishin në Vjenë dhe duke jetuar me ankthin e ceshtjes kombetare u bashkuan ne nje tekst letre, te cilen ia derguan, ne mbrojtje të interesave te atdheut te tyre, Presidentit Wilson. Ajo leter dhe reagimet e shumta nga perfaqesues te te gjitha trojeve si dhe lobimi qe u be prej emrave me te shquar te historise sone kombetare, ia dolen te fitonin perkrahjen e te medhenjve. Studentet ne fotografi jane: Jani Basho, Remzi Bace, Nush Bushati, Xhevat Korca, Gjovalin Gjadri, Raku Buda, H. Hivzi, Luigj Kakarriqi, Fuad Asllani. Sipas burimit arkivor, fotografi eshte e janarit te vitit 1918. Disa prej studenteve ne kete foto, ne dekadat pasuese u bene emra te njohur te mjekesise dhe sektoreve te ndryshem te jetes publike dhe sherbimeve ne Shqiperi.