Një studente protestues është dërguar në spitalin e Beogradit pasi është përplasur nga një makinë gjatë një demonstrate antiqeveritare këtë të enjten.
Pamjet e shpërndara në mediat sociale treguan gruan e re në çatinë e automjetit ndërsa po kalonte mes një turme dhe duke u rrëzuar nga pjesa e pasme e saj ndërsa po largohej.
Autoritetet thonë se 20-vjeçarja ka pësuar trauma të rënda në aksident. Është gjetur dhe kapur drejtuesi i mjetit që mësohet se është 38 vjeç.
Që nga ngjarja, studentë të tjerë janë përgjigjur duke bërë thirrje për “bllokadë totale” në rrjetet sociale.
Demonstrata ku u plagos gruaja është e fundit në një seri të gjatë protestash kundër qeverisë serbe nga studentë të indinjuar për çështje të ndryshme të mbivendosura, duke përfshirë një goditje ndaj lirive civile dhe shembjen vdekjeprurëse të një tende betoni vitin e kaluar në një stacion në qyteti verior i Novi Sadit – një fatkeqësi që fajësohet gjerësisht për korrupsionin dhe neglizhencën në kontraktimet publike.
Greva e studentëve që pasoi ka bërë që mësimet të pezullohen për javë të tëra. Disa protestues pretendojnë se janë përballur me ndërhyrje dhe ngacmime nga autoritetet, duke përfshirë në disa raste abuzim fizik.
Presidenti Aleksandar Vuçiç ka akuzuar studentët se marrin para nga Perëndimi për protestat e tyre, ndërsa mediat pro-qeveritare kanë publikuar disa të dhëna personale të protestuesve, diçka që protestuesit besojnë se nuk do të ishte e mundur pa përfshirjen e shërbimit sekret të vendit, BIA.