Nga Sulejman Mato-
Mesditë nëntori. I kthyer përfundimisht nga Parisi muajve të dimrit familja Kadare jetonte në Tiranë , ndërsa muajve të verës i kalonte në vilën e tij buze detit, në Qerret.
U takuam në bar-restorant “Juvenilja”.. Përshtypja e parë, m’u duk i lodhur dhe indiferent, I shkëlëyen sytë kur më pa.
Pas shtërngimit të duarve nxorra nga xhepi i xhaketës dhe i dhurova librin :”Fshehtësitë”.Nisi të hap faqet e para dhe ta vërejë me kureshtje duke më falënderuar përzemërsisht.Ismaili është nga të rrallët që e vlerëson librin si një dhuratë të çmuar duke e shfletuar qysh në çastin e parë.
Siç ndodh në raste të tilla, të një mungese të gjatë , nisa të risjell në mend një histori gazmore ,të cilën pasi e dëgjoi me vëmendje, sikur ta dëgjonte për herë të parë, qeshi nën buzë. Dikur lozte bukur me harresën. në atë cast m‘u duk se harresa kishte nisur të lozte me të.
I futur brenda xhakoventës kaki, me shallin ngjeshur për gryke dukej si ai ushtari plak i kthyer nga betejat e mëdha, shikonte dhe dëgjonte si nga një distancë kohore e largët.
Për të thyer heshtjen e pyeta nëse e kishte marrë vesh që Nashua kishte vdekur. Nasho Jorgaqi ka qenë një mik i veçantë i tij i kohës së rinisë. Vitet e fundit kishin pasur një përplasje në shtyp, në largësi,pas botimit të romanit “Mjegullat e Tiranës”
E di,-tha pa emocion,pa u interesuar rreth vdekjes së tij, e cila kishte nisur dy tre vjet më parë për shkak të humbjes progresive të kujtesës.
-Po për Agim Shehun?
-Jo tha.- Më pas shtoi-Pse ka vdekur?
Poeti Agim Shehu ka qenë miku i tij më i hershëm, .Në atë çaste mendova se njerëzit e lodhur nga jeta, nuk i shqetson vdekja,e presin vdekjet qetësisht..
Botuesi,Bujar Hudhri i ndodhur në çdo kohë krah tij ndërroi bisedë duke na kujtuar një mikun tonë i cili kohët e fundit kishte lënë mjekër..
-Po ti, Ismail, -ndërhyra unë.sipas stilit të tij të humorit,- si shkrimtar i madh që je, pse nuk lë mjekër?
E kuptoi nëntekstin dhe buzëqeshi.
-Driteroi i mbante flokët të gjata….,- ndërhyri miku i tij i përhershëm,Cerciz Loloci…
Nisi një bisedë me shëmbuj personazhe të njohur shkrimtarë me mjekër ,Hygon,Tolstoin,Cehovin,dhe dy shkrimtarë e studjues shqiptarë Rexhep Qosen e Moikom Zeqon .
Biseda nuk zgjati shumë, papritur pas shpine na u shfaq një grumbuj nxënësish,ishin të shkollës private “Turgut Ozal”. shoqëruar nga mësuesja e tyre e letërsisë. Djem dhe vajza të edukuara,u sistemuan rreth, përballë shkrimtarit dhe me atë kureshtjen rinore, të ndrojtur dhe zë ulët, nisën t’i bënin pyetjet e parapërgatitura në konsulence me mësuesen e letërsisë e cila u ul pranë meje..
Pyetjes së pare: “Si keni nisur të shkruani”, një pyetje që u bëhet shpesh shkrimtarëve në takime të tilla, Ismaili u përgjigj zëulët dhe shkurt.
-Libri im i parë, ka qenë kopjimi me dorë në një fletore, i tragjedisë Hamlet, të Shekspirit. E kam thënë dhe herë të tjera, Shekspiri ka qenë për mua shkrimtari i parë që kam lexuar, më kanë çuditur personazhet e tij. Në kohën tonë, nuk kishin televizorë as kompjutera,nuk kishim as radjo as libra, Ky libër,”Hamleti” i lexuar në moshën që jeni ju ndezi fantazinë time.
Një vajzë e imët e pyeti jo pa ndroje në se një shkrimtar i mirë duhet të jetë dhe një njohës i mirë i jetës
-Jeta…Mori një pamfje filozofike- Njohja e jetës, ashtu si e mendoni ju, është një ngatërresë e madhe për shkrimtarin. Kjo pyetje nisi ta gjallërojë.
– Shkrimtarit nuk i duhet njohja e jetës. Shkrimtari e ka në kokë atë që do të shkruajë.Letërsia është një enigmë e madhe…-Këtu e zgjati zërin sikur të ishte fjala për të treguar një përrallë të madhe..-Nuk di si mund t’jua shpjegoj më thjeshtë këtë gjë… Ju them vetëm kaq. Krijimi është një mister. Një mister i madh…Ndërsa shkrimtari… çfarë është një shkrimtar, do të pyes ndonjëri nga ju. Shkrimtari… u mendua pak. -Shkrimtari është një njeri djallëzor.
Vura re që nga kjo përgjigje të rinjtë nuk kuptuan asgjë,për më tepër u çorjentuan pak. Në fakt në atë çast ai po thoshte një kuintesencë të nxjerrë nga eksperienca e vet. Letërsia është vertet një mister i madh. Ndërsa përcaktimi tjetër, i shkrimtarit si një njeri “djallëzor”, mund të mirrej si një shaka Ismailjane..
-Cfarë ndjen një shkrimtar kur shkruan?
-Këtë pyetje nuk e kuptoj, -tha ai. Ju kujtua koha kur ishte student në Moskë.-
-Kam pasur një kohë që unë nuk doja të isha poet. Isha mërzitur shumë nga emertimi që më behej si i tillë… .Kjo ndjesi më lindi kur shihja rreth meje disa poetë të cilët shkruanin poezi dashurie për t’u pëlqyer femrave të bukura moskovite…
-Para se të vinim tek ju, ishim te Muzeu Juaj, -tha një nxënëse …Atje na thanë që ju shkruani gjithmonë mëngjeseve.Pse ndodh kjo?
Kjo pyetje u shoqërua me një buzeëeshje.
¬-Ia ka futur kot, -u përgjigj prerazi .
Unë qendroja krah tij. Pranë meje kisha një Ismail aristokrat, që fliste pak, shkurt dhe prerë…Nxënësit e shikonin me admirim, disa prej tyre mbanin shënime.Përballë tyre kishin shkrimtarin e dhjetra romaneve, tregimeve ,poezive dhe studimeve publicistike.
Në fund të pyetjeve drejtori i shkollës “Turgut Ozal” i afroi një dhuratë modeste të cilën e hapi me kujdes Ishte një pjatancë prej porcelani, brenda të cilës ishte shkruar me gërma dore emri “Ismail Kadare”, rrethuar me hieroglife arabe.
Takimi u mbyll me ritualin e zakonshëm.me përjetimin në celuloidën e celularëve të atij takimi i cili do t’u mbetej gjatë në kujtesë..Atë mëngjes ata kishin parë shkrimtarin e madh .Ata kishin takuar shkrimtarin e madh..Ndërkohë që të rinjtë kishin rrethuar Ismailin dhe pozonin m’u kujtuan ditët tona aksioniste, kur kështu të mbledhur dilnim në fotografi, pranë lapidarëve
U ndamë me dëshirën e një takimi të ri.
E vetmja gjë që më mbeti në mend , ishte përgjigja që dha për njohjen e jetës e cila kishte lidhje me kujtimet tona. “Shkrimtarit nuk i duhet njohja e jetës.Shkrimtari e ka vetë në mendje atë që do të shkruajë.”
Atëherë çfarë ishte gjithë ai preokupim për të njohur jetën, kur jeta jonë dhe mund të fantazohej?.Ku shkuan kujtimet e viteve tona më të bukura në qytetin e Beratit?, Ku shkuan udhëtimet, bisedat, ngjarjet dhe personat që kemi njohur?
Në fakt si kujtimet tona ashtu dhe fantasia jonë përputhen në një pikë. janë pjesë e një laboratori të çuditshëm i cili gjendet brenda nesh.
Ndodh që personazhet letrarë të dalin nga dollapi i kujtimeve, ndonëse shkrimtarët kanë dhënë një mesazh tjetër, krijesat e tyre janë me të gjallë dhe më të besueshëm se ata që kemi ndeshur në jetë. Kush e ka njohur plakën Nicë, personazh i romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur.”?Nicën e njohim nga romani i Kadaresë…
Po Akilin, Helenën e bukur,Odisenë, Penelopën, Kush i ka njohur? A ishte Hamleti i Shekspirit ai i cili qysh në fëmijëri e ndezi fantazinë e Kadaresë?
* * *
Shkrimtari grek N.Kazanzaqis ka thënë :”Krijimi është një gjë magjepsëse,plot pasiguri dhe emocion, si dashuria?
Kujtimet janë tjetër gjë…Kujtimet ne i nxjerrim nga depozita e kujtimeve, ndërkohë që fantasia ushqehet nga kjo depozitë…Mund që depozita e kujtimeve të jetë e ndarë nga “laboratorj krijues.”
laboratori i imagjiinatës apo trillit?
, në përfundim të këtyre shënimeve, ajo që do të doja të theksoja është krijimi, kjo lloj aftësie trilluese e cila iu dhurua qysh në lashtësi Homerit të verbër,kjo aftësi trilluese e cila lindi te Kadareja në vitet e adoleshencës,e që më pas do të shndërrohej në një obligim mesianik,për të thenë gjera të rëndisishme për vendin dhe kohën.
Talentet e mëdha prekin ide të mëdha,por dhe ca gjëra që ,edhe nëse janë thënë duhen thënë më ndryshe.Idea “ndryshe” stimuloi Stiv Xhobs për shpikjen e madhe të kohës që jetojmë. I ndryshmi shkon në rrugë të pashkelura. I ndryshmi hap shtigje të reja. Miratimet dhe kundërshtimet bëhen pjesë e lojës së tij krijuese.Cehovi e ka tepruar pak kur ka thënë “botën e çojnë përpara të marrët”.Krijuesi është një Odise në det të hapur.Për të mbërritur në Itakë duhet kaluar përmes peripecive të shumta,të tejkalosh ngushticës e Skyllës dhe Haribdës, të mos joshesh nga zerat e sirenave të detit.Nuk ka asgjë më tërheqëse se aventura e krijimit.
Shekspiri i ngjalli dëshirën për të shkruar, por, unë mendoj se më pas, Odisea i mësoi aventurën dhe djallëzitë që duheshin shpikur për t’iu shmangur kurtheve gjatë kthimit të tij përfundimtar në Itakën e tij.