Të huajt paguhen më pak në Zvicër sesa vendorët

1 Minuta Lexim
Nga Bahri Cani-
Zvicra është një prej vendeve me rrogat më të larta në botë, por sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave, në këtë vend ka dallime në rroga mes shtetasve zviceranë dhe atyre me shtetësi të huaj. Sipas këtij burimi, kjo i bie që edhe mes shqiptarëve me shtetësi dhe pa shtetësi të Zvicrës mund të ketë dallime, por vetëm për shqiptarët enkas nuk ka të dhëna. Mediat e Zvicrës njoftojnë, se paga mesatare në të gjithë sektorët dhe vendet e punës së bashku, arrin në 7,164 franga në muaj për shtetasit e Zvicrës. Ndërsa kjo shifër është 6,089 franga për të huajt, shkruan The Local. Dallime të konsiderueshme ka edhe sa i përket llojit të lejes së qëndrimit dhe gjinisë (burrat fitojnë më shumë se gratë). Burrat me leje C dhe udhëtarët ndërkufitarë fitojnë më shumë sesa të huajt – 6,522 grupi i parë, të huajt 6,251 franga mesatarisht. Personat me leje B (5,841), ndërsa mbajtësit e lejes L fitojnë edhe më pak – 5,295 mesatarisht. Këto të dhëna janë publikuar nga mediat në Zvicër. Keni vërejtur edhe ju këto dallime?

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull