U kallëzua për dhunë ndaj një fëmije të mitur, shpallet në kërkim edukatorja në Tiranë

1 Minuta Lexim

Një edukatore e një kopshti në zonën e Astirit në Tiranë u shpall në kërkim pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një fëmijë të mitur gjatë qëndrimit në kopsht.

Raportohet se i ati i fëmijës ka denoncuar se edukatorja e ka goditur me shpullë, ndërsa fillimisht është ankuar te pronari i kopshtit, i cili pasi mësoi ngjarjen e ka pushuar menjëherë edukatoren nga puna.

Pas denoncimit 46-vjeçarja nuk është gjetur në shtëpi dhe po punohet për ta lokalizuar për sqarimin e ngjarjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases R. G., 46 vjeçe, pasi ka kallëzuar një shtetas, se shtetasja R. G. ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur, në kopshtin ku ajo punon si edukatore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, -njofton policia.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull