U tregoi nxënësve video pornografike, arrestohet mësuesja në Napoli

1 Minuta Lexim

Një mësuese u arrestua në Itali me akuzën e përfshirjes në sjellje seksuale me disa nxënës në shkollën e mesme ku ajo punonte si mësuese ndihmëse.

Historia doli në pah në nëntorin të vitit të kaluar, kur një grup prindërish shkuan në godinën e një instituti në Castellammare di Stabia, në Napolin, për të “vënë drejtësi”, duke sulmuar mësuesen, pasi fëmijët e tyre kishin raportuar takime në vende të izoluara në shkollë me mësuesen.

Gjatë këtyre takimeve, gruaja 40-vjeçare dyshohet se u tregoi fëmijëve, të gjithë të moshës nën 14 vjeç, video pornografike dhe përfshirje në sjellje seksuale.

Nga hetimet e kryera nga policia, gruaja kishte krijuar edhe një grup social me disa nxënës, ku të vetmet tema të diskutuara kanë qenë të natyrës seksuale.

Mësuesja 40-vjeçare u arrestua për keqtrajtim, dhunë seksuale, nxitje e kryerjes së akteve seksuale dhe korrupsionit të të miturve. Ajo u dërgua në burgun e grave në Benevento.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull