Vendimi i Trump, Ambasada amerikane në Tiranë njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve nga SHBA

4 Minuta Lexim

Pas vendimit të presidentit Donald Trump, për ndërprerjen e fondeve të SHBA, Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar të gjitha institucionet që preken nga kjo vendimmarrje.

Fillimisht kjo letër i është dërguar Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme për të informuar Qeverinë e Republikës së Shqipërisë mbi synimin e Urdhrit Ekzekutiv të Qeverisë së SHBA-së për të pezulluar zbatimin, detyrimet e reja dhe disbursimet e fondeve deri në përfundimin e një rishikimi të të gjitha programeve të ndihmës së huaj.

Aty njoftohet ndërprerja me efekt të menjëhershëm e mbështetjes dhe fondeve, deri në një rishikim të dytë, pas Urdhrit Ekzekutiv të Donald Trump lidhur me ndihmën në vendet e huaja.

Ndër institucionet e larta që ka marrë këtë letër është edhe Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), e cila ka pasur një mbështetje shumë të gjerë dhe të fortë nga administrata amerikane prej krijimit të saj, duke marrë ndihma si financiare ashtu edhe logjistike.

Institucionet që jane njoftuar nga Ambasada për pezullimin e fondeve nga SHBA:

* Ministria e Financave, përfshirë Agjencinë e Inteligjencës Financiare

* Ministria e Brendshme, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar, Agjencinë e Mbikëqyrjes së Policisë dhe Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

* Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

* Ministria e Drejtësisë, përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve

* Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

* Ministria e Arsimit dhe Sportit

* Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

* Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

* Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

* Ministria e Shtetit për Pushtetin Vendor

* Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

* Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke përfshirë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST), Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe Bursën Shqiptare të Energjisë (ALPEX)

* Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Kundër Korrupsionit

* Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

* Parlamenti, duke përfshirë komisionet e tij

* Këshilli i Lartë i Prokurorisë

* Të gjitha gjykatat, përfshirë gjykatat e apelit, gjykatat administrative të apelit dhe gjykatat e shkallës së parë

* Struktura e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke përfshirë Prokurorinë Speciale dhe Byronë Kombëtare të Hetimit

* Gjykata e Shkallës së Parë të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

* Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

* Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm

* Inspektori i Lartë i Drejtësisë

* Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Dhoma e Posaçme e Apelimit

* Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike (AKSK)

* Agjencia Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit (AKSHI)

* Ministria e Shtetit dhe Zyra e Kryenegociatorit

* Agjencia Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës (SASPAC)

* Të gjitha pushtetet komunale

Kujtojmë se Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që pezullon përkohësisht të gjitha programet e ndihmës së huaj nga ana e Shteteve të Bashkuara për 90 ditë, në mënyrë që të rishikohen dhe të përcaktohet nëse ato janë në përputhje me objektivat e tij politike.

Në urdhër  thuhej se “ndihma e huaj dhe burokracia nuk janë në linjë me interesat amerikane dhe në shumë raste në mospërputhje me vlerat amerikane” .

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull