Vetëm 27 vjeç sekretarja e shtypit e Presidentit Trump. Më e reja në historinë e Shtëpisë së Bardhë

1 Minuta Lexim

Sekretarja e re e shtypit të Donald Trump është personi më i ri që ka mbajtur ndonjëherë këtë post të rëndësishëm.

Karoline Leavitt, 27 vjeçe ka tërhequr vëmendjen që në ditën e parë të punës së saj.

Ky post nuk është mbajtur nga askush nën 30 vjeç që nga viti 1969 nën administratën e ish-presidentit Richard Nixon.

 Në një deklaratë që shpalli emërimin e saj në nëntor, Trump tha: “Karoline është e zgjuar, e ashpër dhe ka dëshmuar të jetë një komunikuese shumë efektive”.

“Kam besimin maksimal që ajo do të shkëlqejë në podium dhe do të ndihmojë në përcjelljen e mesazhit tonë për popullin amerikan.”

Në përgjigje të një videoje të punëtorëve që pastronin dhomën e konferencës në Shtëpinë e Bardhë, Leavitt ndau entuziazmin e saj për pozicionin e saj të ri në X.

Më 20 janar, ajo shkroi: “Faleminderit stafit punëtorë të Shtëpisë së Bardhë për përgatitjen për ardhjen tonë. Shihemi së shpejti!”

Disa orë më vonë, ajo postoi një foto nga Capitol Rotunda.

“Epoka e Artë e Amerikës ka filluar”, ka shkruar ajo.

Leavitt ka shërbyer më parë si sekretar i shtypit për fushatën e Trump në 2024.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull