ambasadori Fate Velaj zbret si shkrimtar ne Gjirokaster me romanin “Mossanga”

2 Minuta Lexim

Në kinemanë e Gjirokastrës u promovua romani MOSSANGA i autorit Fate Velaj, i shoqeruar me imazhet fantastike të projektit të tij “Photocollage “FACE ANTHOLOGY”.

Në përshëndetjen e tij, kryetari i bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi tha se Fate Velaj mund të cilësohet pa pikë hezitimi si një qënie artistike dhe intelektuale shumë dimesionale.

Sipas Golemit ai është unik në vendosjen e vetes lehtësisht dhe denjësisht në shumë pozicione: shkrimtar, piktor, fotograf, kurator, deputet, diplomat, ambasador, atdhetar, vlonjat, gjirokastrit, shqiptar e austriak.

Promovohe në Gjirokastër romani "Mossanga" i shkrimtarit

Fate Velaj, tha Golemi ka dhuntinë e rallë, që të balancojnë në mënyrë të përkryer: talentin, vetëkontrollin dhe spontanitetin.

Ky personalitet shumëplansh, me jetën e tij të ndarë përgjysëm, mes Shqipërisë dhe Austrisë, Vlorës dhe Vjenës, ka meritën e madhe që me talentin e tij, artistik dhe diplomatik të përfshirë veten plot dinjitet në tri elita shumë të rëndësishme; elitën intelektuale Shqiptare, Austriake dhe Europiane.

Promovohe në Gjirokastër romani "Mossanga" i shkrimtarit

Është FAT i madh, përfundoi kryebashkiaku gjirokastrit Flamur Golemi, të kesh miq të tillë dinjitozë si FATJA.

Për vlerat letrare të romanit folën botuesi Bujar Hudhri dhe kritiku letrar Prof. Luan Topçiu.

Gjithashtu në vijim të veprimtarise u organizua edhe ceremonia e dorëzimit të “Çelësit të Qytetit” për shkrimtarin dhe veprimtarin e shqiptarizmit në Rumani zotin Liviu Lungu me origjinë nga fshati Krinë i Lunxhërisë.

Promovohe në Gjirokastër romani "Mossanga" i shkrimtarit

Në ceremoni morën pjesë dhe folën Ambasadori i Rumanise në Tiranë zoti Octavian Ṣerban, deputeti i Parlamentit Rumun zoti Alin Bogdan Stoica dhe zoti Radu Cosmin Savulescu – Sekretar Shteti në qeverinë e Rumanisë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull