Berisha e kërkon në Kuvend, Rama del LIVE

1 Minuta Lexim

Teksa ish-kryeministri Sali Berisha e kërkon të paraqitet në Kuvend, Rama ka vendosur që të zhvillojë një takim me asambletë socialiste të njësive 3 dhe 4.

Gjatë fjalës së tij paraditen e kësaj të enjte në foltoren e Kuvendit, Berisha pyeti deputetët të PS se pse kryeministri Rama nuk po paraqitet në seancë.

Ndërkohë Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën, duke e quajtur zhabë, bretkosë, zhapik. Ndërsa për Sali Berishën thotë është ‘bufi që po jep shpirt, por nuk heq dorë’.“Zhabat janë plakur, bretkosat janë sfilitur. Zhapikët janë çmendur, por aty janë me bufin në krye që jep shpirt, por nuk heq dorë. Po ta bënim këtë mbledhje në 2013 do ta bënim me gjenerator”

Lajme të ngjashme

TAGGED:
Shpërndaje këtë artikull