Kulturë Dorëshkrimet origjinale dhe disa sende personale të shkrimtarit Dritëro Agolli do ekspozohen në “Shtëpinë Studio Agolli” Përditësimi i fundit 03/02/2025 12:09 Shpërndaje 2 Minuta Lexim Shpërndaje Në mjediset e “Shtëpisë Studio Agolli” pritet të çelet ekspozita me dorëshkrimet origjinale të letrave të dashurisë, bashkë me disa objekte të tjera personale dhe shumë domethënëse të Dritëro dhe Sadije Agollit. Ekspozita hapet me datë 4 shkurt dhe do të vazhdojë përgjatë gjithë muajit. Duke qenë se shkurti është edhe muaji i ditës së Shën Valentinit, festës së dashurisë, organizatorët e kësaj ekspozite kanë menduar që në “Shtëpinë Studio Agolli”, më specifikisht në një kënd të saj, çdo admirues i letërsisë së tij, i cili do ta vizitojë atë, mund të shkruajë edhe ai një letër dashurie me stilografin origjinal të shkrimtarit. Në 93-vjetorin e lindjes së shkrimtarit, Bashkia e Tiranës çeli mjediset e “Shtëpisë Studio Agolli”, si pjesë e strukturës muzeu vendor “Shtëpia Studio Kadare-Agolli”. Muzeu kushtuar shkrimtarit Dritëro Agolli prezanton një pjesë të historisë dhe kulturës materiale e shpirtërore, duke pasqyruar jetesën e shkrimtarit shumë të njohur për publikun, si brenda edhe jashtë vendit. Dritëro Agolli ka qenë poet, prozator, gazetar dhe publicist i njohur. Ai la pas një krijimtari mjaft të gjerë me poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në shumë gjuhë të botës. Ai u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare, në shkurt të vitit 2017 në Tiranë. Lajme të ngjashme You Might Also Like Kur lindi Umberto, nje rast tjeter shkelqimi me vendlindje Aleksandrine SOT NË 89 VJETORIN E LINDJES KADARE I SHPËRFILLUR “Kam një korrespondencë me profesor Umberto Galimberti…” Kater aktoret qe i ridhane jete vepres se A.Dumas “Madodona e Shqipërisë”, kanali amerikan që gjeti vendndodhjen e saj artikull për Parashqevinë TAGGED:“Shtëpinë Studio Agolli”Dorëshkrimet origjinaleDritëro Agolliekspozitsende personaleshkrimtari Shpërndaje këtë artikull Facebook X Copy Link Print Artikulli i mëparshëm Në prag të dhunës, Vuçiç: Garantoj me jetën time se nuk do të ketë një qeveri tranzitore apo ekspertësh Artikulli i ardhshëm Nga Uashingtoni në Evropë, Elon Musk po zgjat duart kudo Na ndiqniFacebookLikeInstagramNdiqLajmet e fundit Nga Uashingtoni në Evropë, Elon Musk po zgjat duart kudo Bota 03/02/2025 Në prag të dhunës, Vuçiç: Garantoj me jetën time se nuk do të ketë një qeveri tranzitore apo ekspertësh Rajoni 03/02/2025 Shqipëri/ Dy vëllezër gjenden të vdekur Kronikë 03/02/2025 Çmimet e apartamenteve: Arsyet e rritjes edhe pse stoku mbetet 40 mijë në Tiranë Sociale 03/02/2025