Aktori i humori Gazmend Paja u paraqit këtë të enjte në SPAK. Qëndrimi i tij në ambientet e Prokurorisë së Posaçme zgjati rreth 1 orë, ndërsa Paja iu përgjigj me humor interesit të gazetarëve në dalje.
I pyetur nëse në Prokurorinë e Posaçme ka shkuar si aktor apo si investitor strategjik, Paja tha: “Jo, ishim ulur me Prokurorin në një kafe dhe pa dashje mori celularin tim, solli të tijin dhe mori timin.”