Kancelari gjerman i quan planet e Trump në Gaza një “skandal”

1 Minuta Lexim

Kancelari gjerman Olaf Scholz e quajti të dielën propozimin e presidentit amerikan Donald Trump për kontrollin e SHBA-ve mbi Rripin e Gazës dhe zhvendosjen e palestinezëve një “skandal”.

“Zhvendosja e njerëzve është e papranueshme dhe në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”, shtoi Scholz gjatë një përballje televizive përpara zgjedhjeve të përgjithshme gjermane më 23 shkurt me rivalin e tij konservator Friedrich Merz.

Merz i bëri jehonë të njëjtit mendim: “Unë ndaj këtë mendim”, tha kreu i opozitës.

Donald Trump kishte propozuar të martën vendosjen e Rripit të Gazës nën kontrollin e SHBA-ve dhe zhvendosjen e popullsisë vendase në Jordani ose Egjipt.

Ky skenar është pjesë e “një serie të tërë propozimesh që vijnë nga qeveria amerikane”, theksoi Friedric Merz. “Duhet të presim dhe të shohim se çfarë është vërtet serioze dhe si do të zbatohet. Ndoshta ka edhe shumë retorikë”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull