“Më ka shqetësuar intimidimi që u është bërë disa personave” – Rama për Veliajn: Proces hetimor shumë i çuditshëm. Edhe nënën e një fëmije 6 vjeç e dënojnë me arrest shtëpie….

2 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama tha se procesi hetimor ndaj Erion Veliajt është shumë i çuditshëm.

“Duhet ta dini që rastin e Erionit e kam ndjekur për një sërë arsyesh që do duhan kohën e tyre për të shpjeguar, por ajo që më ka shqetësuar seriozisht, ka qenë intimidimi i disa personave të marrë në pyetje. Njerëz të artit dhe kulturës që u gjetën rastësisht.

Nuk dua të hyj në detaje se nuk do ngutemi, do mundohemi të krijojmë një opinion, gjykatësi ka vendosur t’ja heqi kokën bashkisë së Tiranës pa gjyq.

Mesa kuptoj bëhet fjalë për një proces hetimor shumë të çuditshëm, i nisur nga një novelë anonime dorëzuar në shkurtin e kaluar në SPAK që ka pjellë një roman.

Gjykatësi ka arritur në pikën që edhe nënën e një fëmijë 6 vjeç ta dënojmë me arrest shtëpie pasi babain e kanë çuar. Jo vetëm kush e çon dhe e merr këtë fëmijë nga shkolla po kush dhe si i jep këtij fëmije për të ngrënë.

Nuk dua të zgjatem këtu, por vetëm ky fakt…është një peshë e tillë. …për ta lënë Tiranën pa kryetar bashkie, pa gjyq dhe këtu flas për krimet e provuara jo të promovuara nga gojët më të ndyra”-tha Rama.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull