“Më ofruat 700 mijë € të ndryshoja dëshminë”- Dumani përplaset me ish-shokët në GJKKO! Sharra: Qënie e shpifur që sajon gjëra

1 Minuta Lexim

Dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani, ka vijuar deri në orët e pasdites të së martës, në seancën e radhës në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, në kuadër të procesit “Plumbi i Artë”.

Gjatë përgjigjeve të pyetjeve të avokatëve të të akuzuarve, Dumani ka debatuar ashpër dhe me “ish-shokët” e tij, Gentian Sharrën dhe Asllan Plakun, të cilët ai i ka implikuar në ngjarje kriminale.

Nuredin Dumani, i cili ka qenë i akuzuar si vrasës me pagesë, ka pretenduar se njerëz të dërguar në burg nga ata kanë tentuar ta bindnin të ndryshonte dëshminë për Gent Sharrën dhe Suel Çelën, duke i ofruar qindra mijëra euro.

Kjo ka shkaktuar irritim te të akuzuarit. Gent Sharra, gjatë seancës, i ka thënë Dumanit: “Ky është një qenie e shpifur që sajon gjëra, përmend dhe emra, jo Emiliano Shullazi dhe Kudiu që nuk kanë lidhje me këtë çështje”.

Ndërkohë, Asllan Plaku ka deklaruar se Nuredin Dumani ka qenë ai që ka vendosur gjobë prej 200 mijë eurosh për Gent Sharrën dhe 500 mijë euro për Suel Çelën, për t’i detyruar të ndryshonin dëshminë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull