Ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare aktori shqiptar

2 Minuta Lexim

Aktori i njohur Kosovar, Lulzim Rexha, është ndarë nga jeta në moshën 41-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ai ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme (26 shkurt), në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, disa orë pas kthimit nga Gjermania ku kishte një vit që trajtohej.

Lajmin e trishtë për humbjen e aktorit e ka bërë të ditur miku i tij i ngushtë, Bekim Guri me anë të një postimi të ndjerë në Facebook, teksa shpjegon se kjo sëmundje e rëndë e mundi shokun e tij pas një lufte shumë të gjatë.

“Mbrëmë në orën 21:20 në moshën 41 vjeçare, ne Spitalin e Prishtinës (QKUK), na la Luli. (Pasi e liroi Spitali Gjerman qe e kishe ne trajtim për 1 vit), nuk mundi t’i mbijetoj vdekjes edhe pse luftoi aq shumë. Erdhe i kalove edhe 30 orët fundit në ajrin e vendit tënd!  Të kam pa në shumë situata edhe nuk munda të të lë  vetëm edhe në momentin e fundit që shkove në qetësi e në paqe të përjetshme,” shkruan Guri.

Aktori ka pasur një karrierë të bujshme, i përfshirë në shumë filma teatral edhe aktivitete të ndryshme publike. Rexha ka lënë prapa gruan dhe dy fëmijët e tij.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull