Deputetja Monika Kryemadhi kishte detyrim të paraqitej në SPAK sot në zbatim të masës “detyrim për paraqitje”, por nuk do të paraqitet.
Gjatë javës së shkuar SPAK ka miratuar kërkesën e Kryemadhit për të mos u paraqitur, për shkak të një udhëtimi të saj në SHBA.
Për momentin nuk dihen arsyet e udhëtimit të saj në SHBA.
Po sot ndërkohë, në SPAK, si e hënë e parë e muajit, duhej të paraqitej edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Por edhe ai, ashtu si Kryemadhi, ka marrë leje në SPAK për të mos u paraqitur, për shkak të një udhëtimi familjar në Gjermani.