Presidentja e Meksikës Klaudia Sheinbaum i drejtohet Presidentit aktual të SHBA Trump…
”Ju votuat të ngrihet një mur… Atëherë, të dashur amerikanë, edhe pse nuk kuptoni shumë nga gjeografia sepse Amerika kujtoni se është vendi juaj dhe jo një kontinent, përpara se të vendosni tullën e parë, është e rëndësishme të mësoni se matanë atij muri jetojnë 7 miliardë njerëz të tjerë.
M.q.s ju nuk e kuptoni fjalën ”POPULL” ne do t’i quajmë ”KONSUMATORË”
Ekzistojnë 7 miliardë konsumatorë të gatshëm të zëvendësojnë telefonat iPhone me marka të tjera si Samsung, Huawei në më pak se 42 orë.
Mund njëkohësisht të zëvendësojnë Levi’s me Zara apo Massimo Duti.
Në më pak se gjashtë muaj mund të ndalojmë së bleri makina Ford, apo Chevrolet dhe në vend të tyre të na shërbejnë Toyota, KIA, Mazda, Honda, Hyundai, Volvo, Subaru, Renault apo BMV. Teknikisht janë edhe më të mira.
7 miliardë njerëzit mund edhe të ndalojnë abonimin e tyre në Direct.TV edhe pse nuk duam ta bëjmë por do ta realizojmë pasi filmat e Hollivudit mund t’i zëvendësojmë me prodhime të tjera europiane apo latine, mesazhet dhe cilësia e të cilave janë shumë herë më pozitive.
Mund të dëgjohet si e pabesueshme por edhe në Disney nuk kemi pse të vijmë pasi pushimet mund t’i bëjmë në Kankun, Meksikë, Kanada apo Amerikën e Jugut dhe Evropë. Gjenden vende me të vërtetë të magjishme.
Në Meksikë mund të mos e besoni por ka hamburger shumë më të shijshme se sa në Mc.Donald
Keni parë gjë piramida në Sh.B.A…?
Në Egjypt, Meksikë, Sudan, Peru, Guatemala gjen piramida dhe qytetërime e kultura mjaft të lashta.
Mësoni pra se ku mund të gjejë dikush mrekullitë e botës antike por edhe konteporane…
Asnjëra prej tyre nuk ndodhet tek ju në Sh.B.A….
Turp për presidentin Trump se do t’i kishte blerë dhe do t’i kishte shitur të gjitha!
E dimë që është edhe Adidas apo Nike aty tek ju. Mund fare mirë të blejmë këpucë meksikane si Panam. Ne dimë më tepër nga sa mendoni ju.
Ne dimë p.sh. se këta 7 miliardë konsumatorë nëse nuk i blejnë prodhimet tuaja do të keni papunësi dhe ekonomia e këtyre kolosëve do të bjerë menjëherë sa do të na luten ta rrëzojmë atë mur të shëmtuar.
Ne nuk duam, por…
Ju dëshironi mur, dhe mur do të merrni.
Përshëndetje të sinqertë.”
Solli ne shqip Nilda Baxha