Rama mbledh në selinë e PS-së drejtuesit politikë të qarqeve, kërkon më shumë angazhim për votën e diasporës

1 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve.

Fokusi i kësaj mbledhje ishte tek organizimi i brendshëm i PS për zgjedhjet dhe vota e diasporës.

Në mbledhje kryeministri Rama u ka kërkuar drejtuesve më shumë angazhim për votën e diasporës sipas burimeve të ‘Shqiptarja.com’, i shqetësuar edhe për fiktivitetin e deklarimeve të emigrantëve që pritet të regjistrohen për të marrë pjesë ne zgjedhjet e 11 majit.

Kujtojmë se Diaspora ka nisur prej 11 janarit regjistrimin në platformën e dedikuar për ta PER. Deri më tani, kanë paraqitur kërkesën për t’u regjistruar më shumë se 160 mijë emigrantë. Por ky proces po shoqërohet edhe me gabime në shënimin e dokumentacionit nga emigrantët, gjë që ka çuar në refuzimin e mijëra kërkesave.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull