Rama niset drejt Mynihut: Rikthehem së shpejti, sepse na prejt një betejë ekzemplare

1 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama niset sot drejt Mynihut për të marrë pjesë në punimet e Konferencës së Sigurisë.

Gjatë një deklarate në rrjetet sociale, Rama informoi se në kuadër të kësaj konference do të zhvillojë një sërë takimesh dhe se do të marrë pjesë edhe në disa evente.

“Nisem për Konferencën e Sigurisë në Mynih, për disa takime dhe evente që nuk i shmangia dot dhe për t’u kthyer shumë shpejt këtu, sepse na presin shumë punë dhe mbi të gjitha na pret një betejë ekzemplare dhe një fitore spektakolare”, tha kryeministri Rama.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull