Rama: Sa më shumë të dua ta ndalojnë trenin, aq më shumë do shkelen me votë

2 Minuta Lexim

Edi Rama: Vizioni i ri teknologjisë po hapet me shpejtësi në Shqipëri. Rrjeti i punonjësve që punojnë nga shtëpia, sot është një embrion i çelur që do të zhvillohet në vitet e ardhshme, këta nxënës që marrin mësime me teknologji me metodat më të avancuara, do t’i drejtohen nesër tregut të punës.

Nga sot, 100 ditë, do t’i bëjnë të rinjtë dhe të rejat ta refuzojnë kënetën dhe bufin e stërplakur, dhe të gjitha bretkosat politike dhe mediatike. Ato do i bashkohen trenit të PS në 11 maj, nga Tirana, lokomotiva jonë, që sa më shumë tentojnë ta ndalojnë duke i hedhur baltë, aq më shumë do të jenë të shkelur me votë. Nga Shkodra në Vlorë, sepse Shqipëria po bëhet, nga Tropoja në Konispol, ku toka quhet Shqipëri, po krijohet një mundësi. Sot, ata që duan të investojnë në tokën e gjyshërve për të ndërtuar bujtinë apo agroturizmëm janë shumëfishuar. Ata do të përfitojnë dhe nga Paketa e Maleve dhe nga linja e re e financimit të Bankës së Shqipërisë. Dua që sa më shumë të rinj nga fshati, që i kanë kthyer kurrizin shtëpisë së gjyshit dhe enden në qytet, duke u ankuar se s’ka punë, apo të rinj në emigracion që rropaten me nga dy punë për të marrë paga që nuk u dalin për asgjë, duke fjetur 4-5 veta në një dhomë, të bëjnë atë që po bëjnë është reale.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull