MrBeast, emri i vërtetë Jimmy Donaldson, është YouTuberi më i ndjekur në botë, dhe informacionet rreth të ardhurave të tij mujore nga kjo platformë dyshohet se kanë rrjedhur në rrjetet sociale.
Youtuberi mbledh rregullisht miliona shikime për videot e tij me sfida, lojëra dhe lloj-lloj çudirash që përfundojnë me çmime në para.
Pavarësisht se çfarë mendoni për të dhe përmbajtjen që ai poston, këto video sjellin shikime masive, shpesh duke tejkaluar shumë 364 milionë abonentët e tij.
Një rrjedhje që tregon metrikë nga ViewStats midis 20 janarit 2025 dhe 15 shkurtit 2025 tregon se në çfarë përkthehen ato pamje kur fillojmë të flasim për para.
Sipas njoftimit, faqja e studios në YouTube të MrBeast tregon 2.688 miliardë shikime në 28 ditët e fundit dhe mbi 162 milionë orë shikime në total.
Ky numër i madh shikimesh u shndërrua në katër milionë euro. Nëse duhen besuar këto, kjo do të thotë se kanali i MrBeast fiton afër 50 milionë euro në vit.
Në reagimet në Twitter, njerëzit ndanë habinë e tyre për shumën e parave: “Kjo nuk është aq sa mendova… është kjo vetëm një video?”, “Më pak nga sa e imagjinoja, të jem i sinqertë”, “Shto sponsorë dhe po llogarisim në 7 milionë në muaj, të gjithë të merituar pa dyshim”.
MrBeast nuk e ka konfirmuar nëse ky informacion është i vërtetë.
Bashkëthemeluesi i ViewStats tha që të dhënat janë “mjaft afër” me fitimet aktuale.