Sali Berisha: Në 11 maj do korrim një nga fitoret më të thella, se Trump i preu kokën gjarprit Soros

1 Minuta Lexim

Sali Berisha tha nga protesta e PD, se në 11 maj do arrijnë një fitore historike.

“Mesazhi i fundit që unë kam për ju, tre muaj na ndajnë nga zgjedhjet. Fitorja varet nga ne. Fitorja në rast se ne e bëjmë natën ditë, në rast se ne përkushtohemi, në rast se nuk harrojmë që jemi partia që të pamundurat i bëjmë të mundura, ne do korrim një nga fitoret më të thella.

Mos harroni, se fitoret e arritura deri tani ne i arritëm në kushtet më të vështira. Kurse tani që presidenti Trump i ka prerë kokën gjarprit George Soros, e kuptoni ju apo jo? Flladi nga Uashingtoni po fryn në të gjithë botën. Ju garantoj ju se nuk fiton më shumë nga kjo sesa shqiptarët.

11 maji  do jetë fitorja më e thellë e opozitës shqiptarë”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull