Nga Refik HASANI
Çfarë mundë të presim nga zgjedhjet e mbajtura parlamentare në Kosovë më 9 shkurt 2025, dhe zgjedhjet e caktuara parlamentare në Shqipëri, për tu mbajtut më 11 maj 2025. Këto dy legjislatura jan shumë me rëndësi, jo vetëm për këto dy shtete, por e kan rëndësin jetike edhe për shqiptarët, e gjitha hapsirave shqiptare dhe gjithë diasporën.
Përbërja e Parlamentit të Republikës së Kosovës dhe Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, do të duhej të jetë në nivel që t’i përballoj gjithë sfidat tani të krijuara.
Prishtina zyrtare dhe Tirana zyrtar, kan obligim kushtetues, moral, instutucional e çka jo tjetër të përfaqësohen në të gjitha segmentet e përfaqësimet shqiptare, të mbrojn dhe rrisin frymën për hapësirat etnike shqiptare e diasporën shqiptare, por edhe të ngrisin e parashtrojn shkeljen, cenimin e mohimin e të drejtave individuale dhe atyre kolektive për shqiptarët kudo që jan me banim, edhe në instanca e mekanizma të BE-së dhe OKB-ës.
Dy Presidentët, dy Kryeministrat, dy Kryeparlamentarët dhe kështu Qeverit e Parlamentet do të duhej të kenë takime të rregullta me pika, projekte e programe të përbashkta jo vetëm për këto dy shtete por edhe për Krahinat e hapsirat tjera etnike jashta këtyre dy shteteve pa harruar edhe diasporën në Amerikë, Turqi e Evropë.
Legjislatura e Parlamentit të Kosovës dhe e Parlamentit të Shqipërisë, 2021-2025, jan përballuar me projektin ’’Ballkani i hapur’’, që nuk është ide e neve shqiptarëve dhe Kosova ishte kundër, kurse Shqipëria ishte pro. Ky projekt dështoi, dhe ishte fundë e krye kundër interesave të gjithë neve shqiptarëve. Ky do të duhej të jetë një mësim nga pësimi në politikën dhe diplomacin e udhëhequr. Kjo ishte mos harmonizim, mos artikulim i dy shteteve, për politika që duhet udhëhequr në Ballkan.
Parlamenti i Shqipërisë, 2021-2025,përkatësisht Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ndërhyri në mënyrën më flagrante tek vllau i tij Kosova, duke ia mohuar shtetësin Republikës së Kosovës, SEPSE ’’Ua ka dorëzuar krerëve evropianë draft-dokumentin për Asociacionin e pakicës Serbe të Kosovës’’, sipas një njoftimi të publikuar në Radion prestigjioze ndërkombëtare Evropa e Lirë. Legjislatura e Parlamentit të Shqipërisë, 2021-2025, përkatësisht Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, cënoi rëndë sovranitetin, integritetin dhe kushtetutëshmërin, citoj tekstualisht “Veriu i Kosovës është bërë tokë e askujt”, paraqitur në një intervistë për gazetën prestigjioze ndërkombëtare Financial Times.
Pas këtyre 3 pikave, dua të besoj se Tirana zyrtare dhe Prishtina zyrtare, nga përbërja e Parlamentit të Kosovës dhe Parlamentit të Shqipërisë, do të jen në nivelin se do të arrijn bashkarisht të koordinohen, pastaj takimet e dy Qeverive, takimet e dy parlamenteve do të reflektojn dhe do të prodhojn efekte të matshme, jo vetëm për këto dy shtete por edhe për shqiptarët jashtë këtyre dy shteteve, dhe diasporën.
Gjithë shqiptarët, kudo që jan mbrenda dhe jashtë hapsirave tona shqiptare, presin me të drejt që dy legjislaturat e dy Parlamenteve 2025-2029, të fillojë një qasje e re, e mirëfilltë, reale, të gjithë bartësit e institucioneve të dy shteteve të bashkërendojnë qëndrimet zyrtare, të harmonizojnë strategjitë e veprimet.
Fryma shqiptare nuk mbrohet vetëm në Tiranë e Prishtinë, por fryma shqiptare do të duhej ruajtuar e kultivuar edhe në hapësira tjera etnike shqiptare dhe Diasporë. Ndërtimi dhe mbajtja e një qëndrimi i dy shteteve, për disa çështje duhet të jetë që do të pasqyrohet dhe prezantohet edhe në Bruksel, Nju Jork e kudo tjetër në botë.
Është më se e domosdoshme për ndërrimin e diskursit, do të duhej të reflektojn, mbi të gjitha sfidat nga zgjedhjet e posa mbajtura në Kosovë më 9 shkurt dhe zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, që jan caktuar për tu mbajtut më 11 maj 2025, në një bashkërendim më së miri do të përgjigjet koha.