“Shpalli fituese kompaninë kur tenderi ishte ende i hapur”, Bardhi: SPAK të hetojë Ballukun për aferën 80 mln euro

2 Minuta Lexim

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në një konferencë për shtyp po sqaron provat që ka dërguar në SPAK ditën e djeshme për abuzimet nga zv kryeministrja Belinda Balluku.

“Do të përpiqem të shpjegoj me fjalë sa më të thjeshta pse, nën drejtimin e Belinda Ballukut, afera e Termocentraleve lëvizës, bie era korrupsion dhe pse i kam kërkuar SPAK-ut të kryejë hetim penal për këtë aferë që u ka marrë padrejtësisht shqiptarëve të paktën 80 milionë euro.

Së pari, vendi nuk ishte në kushtet e emergjencës. Kryeministri nuk ka marrë në rrugë zyrtare asnjë njoftim për mungesa afatgjata të burimeve për prodhimin e energjisë elektrike

Së dyti, ministrja Balluku është shprehur publikisht se anijet lëvizëse termike do të prodhonin energji vetëm pas 2 vitesh, duke rrëzuar arsyen e emergjencës për të cilën qeveria u investua me vendim të posaçëm.

Së treti, KESH zhvilloi procedura kaotike me afatet e tenderit për asetin gjenerues termik, të cilat ishin të ndryshme në shqip dhe në anglisht. Dhe ishin jo vetëm të ndryshme, por edhe shumë të shkurtra, me qëllim favorizimin e një operatori të paracaktuar nga shefat politikë.

Po qendroj pak tek afatet për të dhënë një informacion tjetër që provon se jo vetëm gjoja gara e hapur nga KESH, por edhe vendimi i qeverisë për të autorizuar KESH-in në këtë procedurë kanë qenë fiktivë, sepse fituesi ishte i paracaktuar.

Kompania fituese Excelarate Energy, në regjistrat zyrtarë amerikanë, ka referuar që në Janar se ishte njoftuar nga shteti shqiptar për shpalljen fituese. Pra, ndërkohë që tenderi në Shqipëri ishte ende i hapur formalisht, kompania ka njoftuar autoritetet përkatëse amerikane se e kishte fituar atë. Pala shqiptare, e përfaqësuar nga Belinda Balluku, e shpalli fituesin në mars 2022.

Besoj se askush nuk ka ndonjë dyshim se Belinda Balluku dhe ligji janë dy pika që nuk takohen askund”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull