Të korruptuar e të inkriminuar, mblidhuni te Berisha!

2 Minuta Lexim

Në politikën shqiptare, pak figura kanë treguar një aftësi të tillë për të mbledhur rreth vetes një grusht individësh të lidhur me skandale korrupsioni dhe abuzime me pushtetin si Sali Berisha. Ai duket sikur të jetë poli magnetik që tërheq pa dallim çdo mbetje të korrupsionit të së kaluarës, duke e bërë atë një simbol të riciklimit të së keqes në politikë dhe drejtësi.

Në fillim iu bashkua Gjin Gjoni, një ish-gjyqtar i njohur për pasuri të dyshimta dhe për një sistem drejtësie që favorizonte të fortët. Pastaj erdhi Adriatik Llalla, ish-kryeprokurori që u sanksionua nga SHBA për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Tani në listën e mbështetësve të Berishës shtohet edhe Adrian Ndoj, një tjetër figurë që përfaqëson degradimin e sistemit të drejtësisë shqiptare.

Madje, edhe Gjeneral Gjunkshi, dikur drejtues i Shtabit të Përgjuthshëm, është kthyer në një “ushtar” të thjeshtë të klubit korruptiv “Partizani”, duke konfirmuar edhe një herë se Berisha nuk po ndërton një alternativë për të ardhmen, por thjesht po krijon një strehë për ata që kërkojnë mbrojtje nga një sistem drejtësie përditë e më aktiv.

Me këtë grupim, Berisha nuk ofron asnjë mundësi për një Shqipëri më të mirë. Përkundrazi, ai kërkon të mbajë gjallë një model të kalbur të politikës dhe administratës, ku korrupsioni dhe kapja e institucioneve ishin norma, dhe ku ai dhe familja e tij qëndronin në majën e piramidës. Në vend që të sjellë ndryshim, ai po ringjall të shkuarën më të errët të vendit.

A është ky drejtimi që meriton Shqipëria? Ka ardhur koha që qytetarët të mos bien më pre e këtij riciklimi të së keqes!

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull