Testohet në rrugë makina fluturuese

1 Minuta Lexim
    Shumë shpejt mund të fluturosh mbi të me një makinë elektrike që kushton 235 000 euro. Automobili futuristik i krijuar nga Alef Aeronautics është një makinë që mund të përdoret në rrugë, por gjithashtu mund të ngrihet dhe të fluturojë për të shmangur bllokimet, shkruan A2 CNN.
    Kompania ka testuar me sukses këtë automjet në një mjedis urban, duke publikuar pamje ku makina lëviz disa metra përpara dhe pastaj ngrihet vertikalisht. Pas fluturimit disa metra mbi trafikun, ajo u ul përsëri dhe vazhdoi të lëvizte si një makinë e zakonshme.

 

Modeli A, që pritet të dalë në treg së shpejti, ka një distancë udhëtimi prej 320 km në tokë dhe 176 km në ajër. I ndërtuar me një kornizë karbon-fibër, ky automjet peshon vetëm 385 kg dhe ka një shpejtësi maksimale në ajër prej 177 km/orë. Kur është në rrugë, shpejtësia do të jetë midis 40 dhe 56 km/orë për t’u përputhur me rregullat e sigurisë.

Për ta drejtuar, përdoruesve mund t’iu duhen vetëm 15 minuta, pasi kontrollet janë të ngjashme me ato të një droni. Çmimi prej 235 000 euro është i ngjashëm me ato të markave luksoze si Rolls-Royce dhe Bentley.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull