Një avion i Delta Air Lines është rrëzuar gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar Pearson të Torontos. Për pasojë 18 persona mbetën të lënduar, mes tyre dhe një fëmijë.
“Jemi shumë mirënjohës që nuk pati humbje jetësh dhe lëndime të rënda”, tha Deborah Flint, CEO e Autoritetit të Aeroportit të Madh të Torontos.
Sipas dëshmive të pasagjerëve çdo gjë ndodhi për dy minuta. Zjarri shpërtheu ndërsa avioni u përplas në pistë, duke lënë pasagjerët të varur unë isha me kokë poshtë. Të gjithë të tjerët po ashtu. Ne u përpoqëm të largoheshim sa më shpejt që të ishte e mundur. Sapo dolëm nga avioni, pati një shpërthim tjetër, por për fat erdhën zjarrfikësit”, dëshmoi John Nelson, pasagjer.
Një tjetër dëshmitar tha se “Ne ishim varur si lakuriq nate. Cdo gjë ishte kaotike. Unë dhe shoku im u shkëputëm nga rripat e sigurimit dhe ramë në dysheme. Të gjithë njerëzit po bërtisnin”.
Është e paqartë shkaku i zjarrit, por dyshohet se disa fije qelqi ishin shkrirë rreth motorit.